Kryeministri britanik telefonon Trump, i uron shërim të shpejtë

Kryeministri britanik telefonon Trump, i uron shërim të shpejtë

21:27, 14/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka uruar Donald Trump një ‘shërim të shpejtë’.

Teksa dënoi atentatin e ‘tmerrshëm’ ndaj jetës së tij në një tubim elektoral të shtunën pasdite, kryeministri mësohet se ka folur me ish-presidentin amerikan gjatë një bisede telefonike të dielën, raporton agjencia e lajmeve PA.

Gjatë bisedës së tyre, Starmer shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre.

Një burrë u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pasi një person hapi zjarr ndaj Trump ndërsa ai diskutonte politikat e emigracionit në një tubim fushate në Butler, Pensilvani.

Ekipi i Shërbimit Sekret eliminoi sulmuesin, për të cilin ata thanë se ishte jashtë perimetrit të terrenit të shfaqjes, disa qindra metra larg skenës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco