Vatikani: Lutemi për amerikën dhe paqen, dhuna s’duhet të mbizotërojë kurrë

Vatikani: Lutemi për amerikën dhe paqen, dhuna s’duhet të mbizotërojë kurrë

20:52, 14/07/2024
A+ Aa A-

Vatikani ka shprehur shqetësimin, pas atentatit të mbetur në tentativë ndaj ish-presidentit amerikan, Donld Trump, gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani, njëkohësisht edhe kandidat për zgjedhjet presidenciale në amerikë.

Selia e Shenjtë përmes një deklarate shprehu "shqetësimin e saj për episodin e dhunës (13.07.2024), që plagosi njerëzit dhe demokracinë, duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje".

Në deklaratë theksohet se Selia e Shenjtë është "e bashkuar në lutjen e peshkopëve amerikanë për Amerikën, për viktimat dhe për paqen në vend, që motivet e dhunuesve të mos mbizotërojnë kurrë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco