Sulmet në Khan Younis/ Autoriteti Palestinez: SHBA përgjegjëse për ripërsëritjen e krimeve

Sulmet në Khan Younis/ Autoriteti Palestinez: SHBA përgjegjëse për ripërsëritjen e krimeve

19:20, 14/07/2024
A+ Aa A-

Autoriteti Palestinez bën përgjegjës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përsëritjen e krimeve të Izraelit në Gaza. Zëdhënësi i Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rudeineh, i bëri komentet e tij pas agresionit të fundit të Izraelit kundër Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.

‘Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për një masakër të tillë brutale në al-Maëasi në jug të enklavës, e cila vrau dhjetëra civilë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar’, tha ai, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.

Ai shtoi se “kjo është SHBA-ja, e cila vazhdon të shkelë rezolutat ndërkombëtare përmes mbështetjes së saj ushtarake dhe financiare për regjimin pushtues”.

Zyrtari palestinez i kërkoi më tej komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur krimet izraelite dhe për të mbështetur kombin palestinez.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, më shumë se 38,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në enklavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco