EMRI-FOTO/ U vra në atentatin ndaj Trump, viktima hero mbrojti bashkëshorten dhe të bijat nga plumbat

EMRI-FOTO/ U vra në atentatin ndaj Trump, viktima hero mbrojti bashkëshorten dhe të bijat nga plumbat

18:58, 14/07/2024
A+ Aa A-

Pjesëmarrësi që u vra në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në Butler, Pensilvani u identifikua si Corey Comperatore.

Sipas raportimeve të stacionit lokal të lajmeve WPXI, Comperatore ishte një ish-shef i zjarrfikësve për Buffalo Township.

Ai u qëllua dhe u vra kur Thomas Matthew Crooks hapi zjarr ndaj Trump nga rreth 130 metra larg mitingut. Dy të tjerë u plagosën rëndë në sulm, thanë autoritetet.

Motra e viktimës, Dawn Comperatore Schafer, shkroi në një postim në Facebook se Corey “ishte një hero që mbrojti vajzat e tij”.

“Gruaja dhe vajzat e tij thjesht jetuan të pamendueshmen dhe të paimagjinueshmen. Vëllai im i vogël sapo mbushi 50 vjeç dhe i kishte mbetur shumë jetë për të përjetuar. Urrejtja nuk ka kufi dhe dashuria nuk ka kufi. Lutuni për ne pasi kjo ndihet si një makth i tmerrshëm, por ne e dimë se është realiteti ynë i dhimbshëm”, ka shkruar Schafer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco