‘Babi kishtë një ‘engjëll mbrojtës’/ Ivanka Trump reagon sërish për atentatin ndaj të atit

‘Babi kishtë një ‘engjëll mbrojtës’/ Ivanka Trump reagon sërish për atentatin ndaj të atit

17:03, 14/07/2024
A+ Aa A-

Ivanka Trump u shpreh se nëna e saj Ivana ishte “duke ruajtur babin” kur ish-presidenti Donald Trump i mbijetoi një atentati me armë zjarri të shtunën mbrëma.

‘Dy vite më parë sot, nëna ime ndërroi jetë. Unë besoj se ajo po e ruante babin mbrëmë gjatë tentativës për ta vrarë’, shkroi E bija e Donald Trump, në rrjetet sociale për nënën e saj Ivana Trump, e cila vdiq në vitin 2022 në moshën 73-vjeçare.

Ivana Trump, ish-gruaja e ish-presidentit Trump dhe nëna e Ivanka, Eric dhe Don Jr., vdiq pasi u rrëzua nga shkallët në shtëpinë e saj në Manhattan, thanë atë kohë autoritetet.

Vdekja e ish-modeles u cilësua si “aksidentale” nga zyra e mjekësisë ligjore.

Përvjetori i vdekjes së Ivana Trump vjen një ditë pasi një snajper, i identifikuar si 20-vjeçari Thomas Mattheë Crooks, qëlloi dhe plagosi ish-presidentin Trump nga një çati rreth 130 metra larg, ndërsa Trump po fliste para mbështetësve të tij në Pensilvani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco