Rusia pretendon se ka pushtuar edhe një vendbanim në Ukrainë

Rusia pretendon se ka pushtuar edhe një vendbanim në Ukrainë

16:51, 14/07/2024
A+ Aa A-

Trupat ruse kanë pushtuar një fshat të vogël në juglindje të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes, duke vënë në pah përparimin që forcat ruse po vazhdojnë të bëjnë kundër forcave ukrainase.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë reaguar menjëherë për pretendimin e Rusisë se ka marrë nën kontroll fshatin Urozhajne, që është një prej disa vendbanimeve që gjenden përgjatë lumit Morij Jali në perëndim të qytetit të Donjeckut.

Ky përparim është një prej shumë përparimeve që forcat ruse kanë bërë përgjatë vijës së frontit të gjatë 1.200 kilometra, teksa trupat ukrainase po përballen me vështirësi për të zmbrapsur ushtarët rusë.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht luftimet më të ashpra po zhvillohen afër qytetit të minierave, Toretsk, në veri të Donjeckut dhe në Çasiv Jar, që gjendet më në veri.

Pasi Rusia nisi një ofensivë në rajonin e Harkivit në maj të këtij viti, Ukraina u detyrua të dislokonte më shumë njësi ushtarake për të stabilizuar mbrojtjen e saj./ REL/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco