Kremlini kërcënon shtetet e BE: Mund të jeni objektiva bombardimi

Kremlini kërcënon shtetet e BE: Mund të jeni objektiva bombardimi

16:04, 14/07/2024
A+ Aa A-

Vendimet e marra nga NATO në samitin e pak ditëve më parë në Uashington, kanë nxehur Rusinë, teksa kjo e fundit ka kërcënuar Europën.

Kremlini ka paralajmëruar se kryeqendrat e shteteve europiane  mund të shndërrohen në objektiva bombardimi, pasi Putin ka mjaftueshëm fuqi ushtarake për t’iu kundërpërgjigjur vendosjes së raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Bashkimin Evropian.

Pikërisht për lëvizjen e armëve të SHBA-ve në Gjermani deri në vitin 2026, Sekretari i Mbrojtjes, Llojd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Belusov. Në të njëjtën kohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmon se ka ende hapësirë për të gjetur pika bashkëpunimi mes Moskës dhe Uashingtonit.

Ndërkohë, lufta në tokën e Ukrainës nuk ka ndalur, teksa disa shpërthime janë dëgjuar në rajonin Dnipro. Gjithashtu, Rusia ka sulmuar edhe në Kharkiv, duke plagosur mbi 25 persona, mes të cilëve dhe fëmijë.

Lufta e vazhdueshme, por edhe pretendimet apo parakushtet e Kievit për vendosjen e paqes, po konsiderohen pengesë për misionin hungarez. Kryeministri Viktor Orban njoftoi se në samitin e NATO-s, i ka thënë jo anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë. 

Madje, ka kundërshtuar në sytë e Presidentit Zelenski edhe ndihmat ushtarake për Kievin. Përgjigja e disa prej vendeve anëtare në ato momente ishte duke rikujtuar se historia e vetë Hungarisë është dëshmi pse Ukraina e ka vendin në NATO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco