Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 21-të e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

‘Prit të marr këpucët’/ Zbardhet biseda e Trump me agjentin e Shërbimit Sekret pas atentatit

‘Prit të marr këpucët’/ Zbardhet biseda e Trump me agjentin e Shërbimit Sekret pas atentatit

14:25, 14/07/2024
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po fliste kundër emigracionit të paligjshëm, kur u dëgjuan të shtënat.

 Pasi shkëmbyen me shpejtësi urdhrat, anëtarët e Shërbimit Sekret e ndihmuan Donald Trump të ngrihej në këmbë, duke formuar një rreth pranë tij për ta mbrojtur.

Më pak se dy minuta pas të shtënave, ish-presidenti u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fut në një automjet të zi.

Ndërkohë është zbardhur një video e dialogut të Trump me agjentët e Shërbimit Sekret.

Agjenti: Gati? Prisni! Prisni! Shkoni përpara, le të shkojmë! Shkojme!

Agjenti: A jeni gati?

Agjenti: I armatosuri është neutralizuar! Gati për të shkuar?

Agjenti: Fusha është e pastër

Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.

Trump: Më prit të marr këpucët

Agjenti: Unë po të mbaj

Trump: Prit të marr këpucët e mia

Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak (i jep një shami)

Agjenti: Kujdes. Prisni.

Trump ngre grushtin duke parë njerëzit

Trump: Luftoni! Përleshje! Përleshje!

Turma brohorit: ‘SHBA! SHBA!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco