Vjen reagimi i parë nga Kremlini në lidhje me atentatin ndaj Trump/ Ja kë bën fajtor Rusia

Vjen reagimi i parë nga Kremlini në lidhje me atentatin ndaj Trump/ Ja kë bën fajtor Rusia

13:47, 14/07/2024
A+ Aa A-

Në lidhje me atentatin ndaj Donald Trump ka reaguar edhe Rusia, e cila tha se nuk beson se administrata amerikane është përgjegjëse, por u shpreh se ka krijuar një atmosferë që provokon sulmin.

“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trump është organizuar nga autoritetet aktuale”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Por atmosfera rreth kandidatit Trump… provokoi atë që Amerika po përballet sot. Pas përpjekjeve të shumta për të hequr kandidatin Trump nga arena politike, duke përdorur mjetet e para ligjore, gjykatat, prokurorët, përpjekjet për të diskredituar politikisht dhe kompromentuar kandidatin, ishte e qartë për të gjithë vëzhguesit e jashtëm se jeta e tij ishte në rrezik”, tha Peskov.

Biden e ka dënuar sulmin ndaj Donald Trump, duke e quajtur si një veprim “të sëmurë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco