FOTO/ Sa metra larg ishte atentatori nga Donald Trump?

FOTO/ Sa metra larg ishte atentatori nga Donald Trump?

10:52, 14/07/2024
A+ Aa A-

Dëshmitarët okularë të atentatit ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump flasin për një burrë me një armë sulmi të zërë pozicion në një çati më pak se 150 metra nga ish-presidenti.

Ky version i ngjarjeve është vërtetuar qartë edhe nga videot e shumta që janë shfaqur nëpër rrjet.

Një pjesë kyçe e pamjeve, të marra nga jugu i një magazine të sheshtë me mure ngjyrë bezhë, tregon se çfarë duket të jetë trupi i pajetë i sulmuesit.

Duke e krahasuar këtë me imazhet nga Google Maps, si dhe vendndodhjen e pemëve dhe dëshmitë okulare, ne konfirmuam se ai ishte në majë të kësaj ndërtese, shkruan BBC.

Image

Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga autoritetet.

Siç duket edhe nga ky imazh, ishte vetëm një distancë e shkurtër prej 138 metrash nga skena ku po zhvillohej tubimi, dhe vendi nga ku u qëllua.

Ky fakt ka sjellë edhe vënien para përgjegjësisë për shërbimet e sigurisë, të cilët aktualisht janë në një moment të vështirë dhe nuk po dinë të japin përgjigje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco