Atentati me armë ndaj Trump: Reagon Obama: Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë

Atentati me armë ndaj Trump: Reagon Obama: Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë

02:00, 14/07/2024
A+ Aa A-

Pas atentatit ndaj Trump kanë reaguar krahas Nancy Pelosit, edhe ish-presidenti Barak Obama, i cili shkruan në X se, "duhet të jemi të lehtësuar që Trump nuk u lëndua seriozisht".

Ish-presidenti Obama ka postuar në X si reagim ndaj të shtënave në tubimin e pasuesit të tij, Donald Trump.

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Edhe pse nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ka ndodhur, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-Presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t'u përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco