Shkelja e të drejtave të njeriut/ Amerika do të vendosë kufizime vizash për zyrtarët kinezë

Shkelja e të drejtave të njeriut/ Amerika do të vendosë kufizime vizash për zyrtarët kinezë

22:54, 12/07/2024
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime vizash për zyrtarët kinezë për shkak të “përfshirjes së tyre në shtypjen e komuniteteve të margjinalizuara fetare dhe etnike“, njoftoi këtë të premte Departamenti i Shtetit.

“Kina ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç tregohet nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang, erozioni i lirive themelore në Hong Kong, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Tibet dhe represioni transnacional në mbarë botën”, pohoi Departamenti i Shtetit.

Ai i bëri thirrje Kinës që t’u përmbahet parimeve të përmbajtura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të pranojë shumë nga rekomandimet e bëra këtë vit gjatë Rishikimit Universal Periodik të të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë lirimin e pakushtëzuar të qytetarëve të saj që ka ndaluar në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco