Katër shtete evropiane do zhvillojnë raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi

Katër shtete evropiane do zhvillojnë raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi

09:58, 12/07/2024
A+ Aa A-

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, ka bërë të ditur se Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për zhvillimin e një rakete lundrimi me rreze të gjatë.

Në platformën sociale X, Lecornu tha se ministrat e mbrojtjes të katër vendeve nënshkruan një letër të përbashkët synimi për projektin në margjinat e samitit të liderëve të NATO-s në Washington D.C.

“Lufta në Ukrainë tregon se sulmet me rreze të gjatë janë një çështje kyçe për mbrojtjen e Evropës”, theksoi ai. Ai shtoi se letra e synimit u nënshkrua për të “filluar bashkëpunimin në këtë fushë duke mobilizuar industrinë tonë evropiane të mbrojtjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco