Akuzat ndaj Pekinit se po ndihmon Rusinë luftën kundër Ukrainës, Kina i përgjigjet NATO-s: Janë të pabaza

Akuzat ndaj Pekinit se po ndihmon Rusinë luftën kundër Ukrainës, Kina i përgjigjet NATO-s: Janë të pabaza

07:58, 12/07/2024
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka reaguar ndaj akuzave të NATO-s se Pekini po ndihmon Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës duke i konsideruar si “të pabaza”.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar aleancën perëndimore kundër nxitjes së konfrontimit.

Komentet e Wang, të bëra në një telefonatë me homologun e tij holandez, erdhën disa orë pasi liderët e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Uashington.

Ata i bënë thirrje Kinës që të ndalojë “të gjithë mbështetjen materiale dhe politike” për përpjekjet e luftës të Rusisë, siç është furnizimi me materiale me përdorim të dyfishtë, të cilat janë artikuj që mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe për qëllime ushtarake.

Shtetet perëndimore kanë akuzuar më parë Pekinin për transferimin e teknologjisë së dronëve dhe raketave dhe imazheve satelitore në Moskë. SHBA vlerëson se rreth 70% e veglave të makinerive dhe 90% e mikroelektronikës që importon Rusia tani vijnë nga Kina.

Pekini u akuzua gjithashtu për kryerjen e “aktiviteteve kibernetike dhe hibride keqdashëse, duke përfshirë dezinformimin” mbi shtetet e NATO-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco