Sipas një sondazhi, Europa po përballet me një valë antisemitizmi

Sipas një sondazhi, Europa po përballet me një valë antisemitizmi

15:27, 11/07/2024
A+ Aa A-

Hebrenjtë në BE vazhdojnë të përballen me nivele të larta të antisemitizmit, sipas sondazhit të fundit nga Agjencia për të Drejtat Themelore (FRA).

Më shumë se 8000 hebrenj në 13 vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, u intervistuan dhe 96% thanë se kishin hasur antisemitizëm në jetën e tyre të përditshme.

Shumica dërrmuese kishin përjetuar ngacmime në internet. Drejtoresha e FRA, Sirpa Rautio, paralajmëroi se Evropa po përballet me një "valë antisemitizmi", e nxitur pjesërisht nga konflikti në Lindjen e Mesme. Ajo paralajmëroi se kjo po kufizon hebrenjtë në vendet e BE-së për të "jetuar në siguri dhe me dinjitet".

E krijuar nga inteligjenca artificiale, kurorëzohet si Miss influencerja marokene

Sondazhi nisi të kryhej në gjysmën e parë të 2023, para sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza. Ajo që u vu re ishte një rritje dramatike e sulmeve të raportuara antisemitike në momentin e fillimit të luftës në Gaza.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit kanë vrarë që atëherë 38 295 njerëz në Gaza. FRA tha se hulumtimi i saj gjatë viteve, kishte dalë në përfundimin se antisemitizmi priret të rritet në kohë tensionesh në Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco