Suedia do të ‘shtrëngojë‘ rregullat e bashkimit familjar

Suedia do të ‘shtrëngojë‘ rregullat e bashkimit familjar

14:31, 11/07/2024
A+ Aa A-

Qeveria e Suedisë planifikon të caktojë hetues të posaçëm për të rishikuar rregulloret suedeze për dhënien e lejeve të qëndrimit në bazë të përkatësisë. Plani i ri synon ta bëjë emigracionin familjar në Suedi më kufizues dhe më të përshtatshëm raporton "Shengen.news.info".

Ndryshimet në ligj u prezantuan vjeshtën e kaluar nga qeveria suedeze për të forcuar kushtet për emigrimin familjar në disa aspekte. Qeveria konsideron se rregullat aktuale të aplikuara në Suedi për emigracionin familjar janë "më bujare" sesa kërkohet sipas ligjit të BE-së.

Emigrimi i gjerë në vitet e fundit i kombinuar me mungesën e integrimit ka sjellë sfida të mëdha. 

Ndër detyrat e hetuesit janë edhe rishikimi i kushteve të jetesës dhe kushteve të tjera për dhënien e lejes së qëndrimit për shkak të lidhjeve me personat që marrin leje qëndrimi në Suedi.

"Pika fillestare për punën e hetuesit duhet të jetë një rregullore strikte që nuk shkon përtej asaj që kërkohet sipas ligjit të BE-së, por që vazhdon të respektojë angazhimet ndërkombëtare të Suedisë në përgjithësi. Hetuesi duhet të shqyrtojë gjithashtu kushtet për emigrimin familjar për personat që janë, për shembull, shtetas suedezë", njoftoi qeveria suedeze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco