Tjetër vrasje e dhunshme nga rojet e sigurisë, priten trazira në SHBA

Tjetër vrasje e dhunshme nga rojet e sigurisë, priten trazira në SHBA

09:08, 11/07/2024
A+ Aa A-

Kamerat e sigurisë në një hotel më Milwaukee kanë filmuar momentin e rëndë kur rojet e sigurisë i marrin jetën një personi gjatë arrestimit, duke i vendosur këmbën në fut, njësoj si me tragjedinë e George Floyd që shkaktoi protesta në mbarë Amerikën.

Viktima këtë herë është 43 vjeçari Dvontaye Mitchell, i cili dëgjohet në audio teksa kërkon ndihmë pasi nuk po merrte frymë.

Momentalisht është ende e paqartë se përse Mitchell ndodhej në ambientet e “Hyatt Regency”. Sipas të dhënave paraprake, burri u gjet në tualetin e grave dhe për këtë arsye u thirrën dhe forcat e sigurisë së hotel, që e shtrinë atë në tokë.

Teksa ndodhej i rrethuar nga disa efektivë, po afro-amerikanë 43 vjeçar iu kërkon falje, teksa një prej tyre i përgjigjet se “Kjo është ajo që ndodh kur hyn në banjon e grave”. Në momentin kur policia mbërriti në vendngjarje Mitchell ishte pa ndjenja dhe u dërguar drejt spitali, ku mbërriti pajetë.

Sipas nënës së viktimës, Dvontaye Mitchel, djali i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa kërkoi nga hoteli “Hyatt Regency” që të publikojë filmimet e dy kamerave të tjera.

Për momentin rojet e sigurisë të përfshirë në këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco