Lajmi i fundit

Berisha: Ahmetaj provoi me 100% akuzat që PD ka bërë ndaj Ramës, Veliajt, Agaçit. AKSHI kopshti privat i Ramës, Linda Rama u kap në përgjime

Dyshohet se vrau gruan dhe dy vajzat e komentatorit të BBC, arrestohet i riu në Londër

Dyshohet se vrau gruan dhe dy vajzat e komentatorit të BBC, arrestohet i riu në Londër

07:46, 11/07/2024
A+ Aa A-

I riu që dyshohet t’i ketë marrë jetën bashkëshortes dhe dy vajzave të një komentatori të BBC, është vënë në pranga. Mediat në Londër raportojnë se 26-vjeçari Kyle Clifford u arrestua në një varrezë.

Autori i dyshuar është vënë në duart e autoriteteve, por ka nevojë për kujdes shëndetësor. Ai u kap në varrezat Lavender Hill, Enfield, të cilat ndodhen jo shumë larg rezidencës së tij.

Pas arrestimit, ai u dërgua në spital pasi u plagos gjatë operacionit për kapjen e tij. Clifford u kap pas disa orësh kërkimesh teksa autoritetet i kishin njoftuar banorët e zonës që të mos i afroheshin.

Ka shumë gjasa që policia të jetë çuar atje pas një lajmërimi të një qytetari.

Për më tepër, autoritetet kishin marrë vendimin e pazakontë për të publikuar emrin dhe fotografinë e të dyshuarit në një fazë shumë të hershme të hetimit për shkak se kishin nevojë për publikun që t’i ndihmonte në lokalizimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco