Michel: Udhëtimi i Orban në Moskë ishte një gabim politik

Michel: Udhëtimi i Orban në Moskë ishte një gabim politik

22:52, 10/07/2024
A+ Aa A-

Udhëtimi i kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë si pjesë e “misionit të tij të paqes” të vetëshpallur ishte një gabim politik, tha sot presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Udhëtimi i Orbanit, vetëm disa ditë pasi Hungaria mori presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, çoi në humbjen e besimit të shteteve të tjera anëtare në Budapest, argumentoi Michel.

“Ishte një gabim politik,” u tha ai gazetarëve.

“Vendet anëtare reaguan shumë qartë (…) duke e bërë të qartë se presidencës hungareze iu dha një paralajmërim serioz. Kjo mënyrë e punës nuk është e pranueshme”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco