Gjermania rritje në numrin e të pasurve/  3300 gjermanë kanë asete mbi 100 milionë dollarë

Gjermania rritje në numrin e të pasurve/ 3300 gjermanë kanë asete mbi 100 milionë dollarë

22:09, 10/07/2024
A+ Aa A-

Në Gjermani është rritur numri i të ashtuquajturve super të pasur, të cilët tani zotërojnë 23 për qind të pasurisë totale të atij vendi.

“Aktualisht në Gjermani jetojnë rreth 3300 të ashtuquajtur super të pasur dhe këta janë njerëz që zotërojnë asete me vlerë më shumë se 100 milionë dollarë”, del nga studimi Global Wealth Report nga Boston Consulting Group (BCG).

Kështu, numri i super të pasurve në krahasim me vitin e kaluar është rritur me një për qind. Në të njëjtën kohë, numri i atyre që zotërojnë më shumë se një milion dollarë (1 dollar=0,92465 euro) është rritur gjithashtu në 555 mijë.

Sipas të njëjtit studim, pasuria në Gjermani shpërndahet në mënyrë të pabarabartë mbi mesataren në krahasim me pjesën tjetër të botës. BCG vlerëson se ky trend do të vazhdojë dhe se “super të pasurit” do të zotërojnë 26 për qind të totalit të aseteve në Gjermani – brenda pesë vjetëve.Ndryshe, në renditjen globale, shumica e super të pasurve, 26 mijë prej tyre jetojnë në SHBA, 8300 në Kinë. Gjermania është në vendin e tretë.

Vitin e kaluar, pjesa e pasurive të paluajtshme në pasurinë totale të më të pasurve në Gjermani u ul për shkak të rënies së çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco