Alarmi për bombë në Stokholm, disa persona u ndaluan

Alarmi për bombë në Stokholm, disa persona u ndaluan

22:11, 10/07/2024
A+ Aa A-

Pjesë të stacionit hekurudhor Qendror të Stokholmit u rrethuan mbrëmjen e sotme për shkak të një alarmi për bombë, pas së cilës në vendngjarje mbërritën ekspertët e policisë për eksplozivët.

Alarmi ra në orën 17:45 dhe një “objekt i dyshuar i rrezikshëm” u gjet në stacionin kryesor në kryeqytetin suedez, për këtë arsye policia rrethoi disa pjesë të ndërtesës.

Siç raporton Expressen, disa persona janë ndaluar, por policia nuk ka dashur të japë më shumë detaje për numrin e të arrestuarve dhe moshën e tyre.

E gjithë salla veriore ishte e mbyllur dhe policia rrethoi zonën dhe paralajmëroi njerëzit të largoheshin.

Në vendngjarje ka mbërritur Njësia Kombëtare e Eksplozivëve, e cila ka ndaluar objektin e dyshimtë, i cili do të hetohet më tej.

Policia nuk tha nëse ishte vërtet bombë dhe stacioni u zhbllokua në orën 19:15.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco