I dyshuar kryesor për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të gazetarit të BBC, arrestohet 26-vjeçari

I dyshuar kryesor për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të gazetarit të BBC, arrestohet 26-vjeçari

20:05, 10/07/2024
A+ Aa A-

Është vënë në pranga i riu i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor për vrasjen e tre grave në Angli, dy vajzave dhe gruas së një gazetari dhe komentatori të BBC.

Kyle Clifford, 26 vjeç, i cili mendohet se ka shërbyer në ushtrinë britanike për rreth një vit, u cilësua si i dyshuar nga policia e Hertfordshire pas vdekjes së Carol Hunt, 61 vjeçe dhe dy vajzave të saj, Hannah, 28 vjeçe, dhe Louise, 25 vjeçe, në një pronë në Bushey.

Një deklaratë nga policia e Hertfordshire tha se Clifford ishte gjetur në Enfield, pranë një prone që u kontrollua më herët gjatë ditës si pjesë e kërkimit.

26-veçari është dërguar në spital për trajtim mjekësor pasi është konstatuar se ka pasur lëndime në trup, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë për arrestimin e tij nuk pas pasur asnjë të shtënë me armë.

Në këtë fazë, dyshohet se i autori ishte i njohur për viktimat.

Detektivi dhe Inspektorja Justine Jenkins, nga Njësia e Krimit të Madh të Bedfordshire, Cambridgeshire dhe Hertfordshire, tha: “Kjo vazhdon të jetë një kohë tepër e vështirë për familjen e viktimave dhe ne do të kërkojmë që privatësia e tyre të respektohet ndërsa ata pajtohen me atë që ka ndodhur.

 “Pas hetimeve të gjera, i dyshuari është gjetur dhe askush tjetër nuk është duke u kërkuar në lidhje me hetimin në këtë moment”, shton ajo sipas BBC.

Carol, Hannah dhe Louise Hunt, u gjetën të plagosura rëndë në një shtëpi në Ashlyn Close rreth orës 19:00 të së martës dhe më vonë vdiqën në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco