Tragjedia në Britani, dalin fotot e viktimave

Tragjedia në Britani, dalin fotot e viktimave

19:10, 10/07/2024
A+ Aa A-

BRITANI- Një ngjarje e rëndë raportohet nga Britania e Madhe ku mediat vendase shkruajnë se gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC dhe komentatorit të garave, John Hunt janë vrarë me armë zjarri të martën mbrëma. Mediat e huaja shkruajnë se zyrtarët policorë kanë thënë se janë vënë në kërkim të një 26-vjeçari, të quajtur Kyle Clifford, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Mësohet se policia ishte thirrur në një shtëpi në Bushey, Hertfordshire, të martën në mbrëmje, ku u gjetën tri gra të plagosura rëndë, të cilat më vonë ndërruan jetë nga plagët e marra. Viktimat u identifikuan si gruaja dhe dy vajzat e komentatorit të garave të BBC-së, John Hunt, ka bërë të ditur BBC.

Policia tha më herët se të ndjerat, të moshës 25, 28 dhe 61-vjeç, u vranë në atë që besohet të ketë qenë një “incident i shënjestruar” teksa autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të mos i afrohen të dyshuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco