Gjermania mbështet Ukrainën me sisteme mbrojtëse, Scholz: Partnerët e NATO-s t’i përgjigjën kërkesave

Gjermania mbështet Ukrainën me sisteme mbrojtëse, Scholz: Partnerët e NATO-s t’i përgjigjën kërkesave

18:11, 10/07/2024
A+ Aa A-

 Olaf Scholz kancelari gjerman, e përshkroi mbështetjen aktuale të Gjermanisë për Ukrainën me sistemet e mbrojtjes ajrore si një hap të madh, ndërsa u bëri thirrje partnerëve të NATO-s që t’i përgjigjen kërkesës së Ukrainës për sisteme shtesë.

“Prillin e kaluar, Ukraina kërkoi shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore, nga të cilat Gjermania ka dorëzuar tashmë tre. Gjermania bëri një hap të madh për ta inkurajuar atë, për të bindur të tjerët se kjo është e nevojshme. Nëse nuk do të kishim shkuar përpara, ky hap tani nuk do të kishte ndodhur”, tha kancelari, pak para takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga Samiti i NATO-s, i cili po mbahet në Uashington.

Në fillim të samitit, Gjermania, SHBA dhe aleatët e tjerë i premtuan Ukrainës pesë sisteme Patriot. Olaf Scholz theksoi gjithashtu se e konsideron të mjaftueshme perspektivën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, gjë që do të regjistrohet edhe në një deklaratë të përbashkët të 32 vendeve anëtare.

Ai madje shprehu besimin se “pozicioni i NATO-s do të krijojë një nivel qartësie ku Ukraina mund të mbështetet” dhe shprehu kënaqësinë e tij për suksesin e madh të unitetit dhe shembullin e vendosmërisë të demonstruar nga Aleanca.

“Çështja është se NATO po bën gjithçka për të mbetur një aleancë e fortë,” shtoi ai.

Kancelari gjerman foli gjithashtu për “progres të madh” duke iu referuar vendimit të Gjermanisë për të ndarë 2% të PBB-së së saj për mbrojtjen, siç kërkohet nga NATO.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse në rast të fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, do të kërkohej një kontribut edhe më i madh nga Evropa në NATO,  Scholz u shpreh se Gjermania si vendi më i madh evropian në NATO, njeh përgjegjësinë e saj të veçantë dhe do t’i përgjigjet asaj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco