‘Dikur Krimenë dhe Donbasin, sot do të marrë 4 rajone ukrainase’, Zelensky: Nazizmi i ri mban fytyrën e Putinit

‘Dikur Krimenë dhe Donbasin, sot do të marrë 4 rajone ukrainase’, Zelensky: Nazizmi i ri mban fytyrën e Putinit

07:35, 10/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përkufizoi propozimin e Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës si “një ultimatum”. Në një intervistë për median italiane Sky TG24, Zelensky shtoi se në vitin 2014 Putin fliste vetëm për Krimenë dhe Donbasin, ndërsa tani kërkon që të marrë 4 rajone të Ukrainës.

Sipas tij, ajo që po bën lideri rus është një ‘nazizëm i ri’.

“Çfarë mund të themi për këto mesazhe ultimatum? Ata nuk ndryshojnë nga ultimatumet e tjera që janë bërë më parë. Tani shohim se është një rilindje e nazizmit. Është një valë e re e këtij nazizmi, sepse është nazizmi rus. Ajo që deklaron Putin është se ne duhet të kthejmë një pjesë të territoreve tona të pushtuara, por edhe ato të papushtuara. Ai thotë se do të ndalet dhe nuk do të ketë konflikt të ngrirë. Janë të njëjtat mesazhe që dërgoi Hitleri, nuk kanë kaluar as 100 vjet që ai kërkoi vetëm një pjesë të Çekosllovakisë duke thënë se më pas do të ndalonte. Janë gënjeshtra historike. Pastaj ishte Polonia dhe më pas pushtimi i gjithë Evropës.

Ju e dini që kjo valë nazizmi nuk ndalet kurrë sepse edhe Putini ka mbërritur në Afrikë, ka mbërritur në vende të ndryshme të tokës. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet t’u besojmë këtyre mesazheve, sepse Putini sot flet për katër rajone, më parë ai foli për Krimenë dhe Donbasin. Dua t’ju kujtoj se në vitin 2014 kur filloi pushtimi i Krimesë, ne po flisnim vetëm për Krimenë dhe Donbasin. Sot po flasim për katër rajone të Ukrainës që ai i konsideron ruse.

Atij nuk i intereson asgjë se çfarë ndodh me njerëzit dhe ushtrinë e tij, kjo është fytyra e re e nazizmit dhe unë jam absolutisht i sigurt për këtë, sepse ka disa skeptikë në botë që thonë ‘nuk është vërtet nazizëm’ ​​sepse ende valë nuk ka filluar. Unë besoj se nuk duhet të presim valën e re, sepse nazizmi tashmë ka ardhur dhe tani ka fytyrën e Putinit”, u shpreh Zelensky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco