Sulm pranë një shkolle në Gaza, raportohet për 29 viktima

Sulm pranë një shkolle në Gaza, raportohet për 29 viktima

21:25, 09/07/2024
A+ Aa A-

Të paktën 29 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm izraelit jashtë një shkolle, ku njerëzit e zhvendosur ishin strehuar në lagjen Abasan në skajin jugor të Rripit të Gazës.

“Masakra e re pason sulmet nga forcat pushtuese kundër gjashtë kampeve të tjera të personave të zhvendosur në Gaza qendrore, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 60 në orët e fundit,” tha një deklaratë nga një zëdhënës i Hamasit, raporton Al Jazeera.

Ky është sulmi i katërt që nga e shtuna kundër një kompleksi shkollor ku ishin strehuar të evakuuarit. Deri më tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nga Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) për sulmin e sotëm.
Mbrëmë ata njoftuanse kishin goditur terroristët që po përdornin një kompleks shkolle në lagjen Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco