Lajmi i fundit

Gjendet i vdekur pushuesi në Shëngjin, nisin hetimet për zbardhjen e shkakut

Mjeku i Bidenit reagon pas vizitës së një neurologu në Shtëpinë e Bardhë

Mjeku i Bidenit reagon pas vizitës së një neurologu në Shtëpinë e Bardhë

16:34, 09/07/2024
A+ Aa A-

Mjeku i presidentit Joe Biden të ShBA-së, Dr. Kevin O’Connor, bëri një veprim të pazakontë të hënën, duke publikuar një letër me disa hollësi rreth vizitës së neurologut Kevin Cannard në Shtëpinë e Bardhë.

“Para pandemisë dhe pas përfundimit të saj, ai ka mbajtur klinika të rregullta neurologjike në Klinikën Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë në mbështetje të mijëra anëtarëve në detyrë aktive të caktuar në mbështetje të operacioneve të Shtëpisë së Bardhë” – shkroi mjeku i Bidenit, raporton televizioni CNN.

“Shumë prej personelit mjekësor përjetojnë probleme neurologjike të ndërlidhura me shërbimin e tyre dhe Dr. Cannard rregullisht e viziton Klinikën Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë si pjesë e kësaj praktike të neurologjisë së përgjithshme” – shtoi ai në letër.

O’Connor-i e përshkroi mjekun Cannard si “specialist neurolog që e ka ekzaminuar presidentin Biden në secilin kontroll të tij vjetor”.

“Të gjeturat e tij janë bërë publike secilën herë që unë i kam lëshuar rezultatet e kontrollit vjetor mjekësor të presidentit. Presidenti Biden nuk ka vizituar një neurolog jashtë kontrollit të tij vjetor” – shkroi më tej mjeku i kreut të Shtëpisë së Bardhë.

O’Connor-i më pas citoi pjesë të kontrollit të fundit mjekësor të Bidenit në shkurt. Në raportin mjekësor më të ri të Bidenit, publikuar nga mjeku O’Connor, tregohet se presidenti ishte kontrolluar për një numër të problemeve të mundshme neurologjike, përfshirë sëmundjen e Parkinsonit, dhe rezultati kishte dalë negativ, si në dy raporte të tjera nga koha e Bidenit si president.

Shtëpia e Bardhë të hënën u ballafaqua me pyetje rreth shëndetit neurologjik të Bidenit, pasi gazeta “The New York Times” e para raportoi se eksperti i sëmundjes së parkinsonit, Cannard, e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë tetë herë në tetë muajt e fundit, duke u takuar të paktën një herë me mjekun O’Connor.

Më herët të hënën, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, refuzoi që ta konfirmonte këtë apo të shpjegonte pse, duke i përmendur arsyet e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco