Olivier Faure: Jam gati të marr postin/ A do të vijë kryeministri i ardhshëm i Francës nga rradhët e socialistëve?

Olivier Faure: Jam gati të marr postin/ A do të vijë kryeministri i ardhshëm i Francës nga rradhët e socialistëve?

16:14, 09/07/2024
A+ Aa A-

Ndërsa koalicioni i krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP) po përpiqet ende të bie dakord se kë do të emërojë si kryeministër të ri të Francës, socialistët duket se kanë bërë tashmë hapin e parë në këtë drejtim.

Konkretisht, i pari i Partisë Socialiste të Francës, Olivier Faure, ka komentuar formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare dhe ka thënë se NFP do të propozojë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

“Për sa më përket mua, unë jam gati të marr atë pozicion. Sigurisht, ne do ta bëjmë këtë vetëm në dialog me partnerët”, tha Faure.Ai theksoi se dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm, raportohet në mediat e huaja.

“Nuk mund të ketë pretendime për hegjemoninë, asnjë dëshirë për t’u imponuar të tjerëve, pa asnjë dialog. Fronti i ri popullor do të funksionojë vetëm me një kusht, që të dijë të veprojë me konsensus,” mendon Faure.

“Nuk jemi me nxitim, kreu i shtetit është në Uashington, ai është i vendosur të mos ecë më shpejt se ritmi aktual”, tha ai.

Fronti i Ri Popullor, një koalicion i formuar me nxitim i socialistëve, komunistëve, të gjelbërve dhe partisë së majtë France Unbowed, pritet të marrë 182-193 vende në Parlamentin francez, nga 577 në total.

Pasohet nga koalicioni i Ansamble të presidentit Emmanuel Macron, i cili do të marrë 157-163 vende, një rënie e ndjeshme nga 245 që fitoi në zgjedhjet më të fundit të vitit 2022.

Pavarësisht kryesimit të sondazheve në raundin e parë të mbajtur më 30 qershor, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen-it pritet të marrë 136-144 vende, të cilat me sa duket do të shkatërrojnë shpresat për të vendosur si kryeministër Jordan Bardella-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco