Armëpushimi në Gaza/ Shefi i CIA-s takohet me presidentin egjiptian

Armëpushimi në Gaza/ Shefi i CIA-s takohet me presidentin egjiptian

14:49, 09/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi u takua sot me shefin e CIA-s William Burns në Kajro, ku delegacionet amerikane dhe izraelite diskutuan përpjekjet për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Zyra e Sisit tha se të dy burrat “diskutuan zhvillimet e fundit në përpjekjet e përbashkëta për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës”.

Në fillim të kësaj jave, i njëjti burim tha se delegacionet izraelite dhe amerikane priten në kryeqytetin egjiptian ku, sipas mediave izraelite, do të ishte i pranishëm edhe shefi i Shin Bet, Ronen Barr.

Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe nga Katari janë përpjekur për muaj të tërë për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe një shkëmbim të pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza dhe të burgosurve palestineze.

Bisedimet, të cilat u pezulluan së fundmi, duket se do të rifillojnë këtë javë në Kajro dhe Doha.

Sipas një tjetër burimi, drejtori i CIA-s dhe shefi izraelit i Mossad-it, David Barnea do të udhëtojë nesër në Doha dhe do të takohen me kryeministrin e Katarit. Një delegacion i Hamasit pritet të marrë pjesë në këto negociata indirekte, tha një zyrtar palestinez për AFP.

Hamasi kërkon një armëpushim “të plotë”, të cilin qeveria izraelite e refuzon. Dje lëvizja islamike palestineze akuzoi Netanyahun për pengim të negociatave të armëpushimit në Rripin e Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco