Erdogan: NATO nuk duhet të jetë palë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Erdogan: NATO nuk duhet të jetë palë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14:48, 09/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, por në të njëjtën kohë i përmbahet qëndrimit parimor se NATO nuk duhet të jetë palë në konflikt në luftën ruso-ukrainase.

“Dihet se ne mbështesim integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Nëse po flasim për hapat e ardhshëm për të mbështetur Ukrainën, ne gjithashtu i përmbahemi qëndrimit tonë parimor se NATO nuk duhet të jetë palë në luftë”, tha Erdogan para nisjes për në samitin e NATO-s në Uashington, transmeton Anadolu Agency.

Erdogan tha se nuk do të ketë humbës në një paqe të drejtë, duke vënë në dukje se Turqia mori përgjegjësinë që në fillim për të siguruar një armëpushim dhe për të hapur rrugën për paqe të qëndrueshme.

 “Çdo ditë, kur flasin armët, derdhet gjak dhe njerëzit vdesin, gjë që tregon se sa të drejtë kemi”, tha Erdogan.

Sot në Uashington fillon samiti treditor i NATO-s, me rastin e 75-vjetorit të ekzistencës së asaj aleance ushtarake dhe temë kryesore e takimit do të jetë konfirmimi i mbështetjes së palëkundur për Ukrainën.

Aleatët do të diskutojnë gjithashtu forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes, rritjen e prodhimit ushtarak dhe bazës industriale, përmirësimin e partneriteteve të Aleancës dhe investimin në mbrojtjen e vet dhe kolektive të anëtarëve të NATO-s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco