Franca në kërkim të koalicionit/ Pas raundit të dytë të zgjedhjeve, tre parti pa mazhorancë

Franca në kërkim të koalicionit/ Pas raundit të dytë të zgjedhjeve, tre parti pa mazhorancë

14:23, 09/07/2024
A+ Aa A-

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Francë, kanë shtuar shqetësimet se si do të krijohet një koalicion qeverisës, diçka që nuk është parashikuar më parë në sistemin politik.

Por fakti që asnjëra tre blloqet politike rivale më njëra-tjetrën nuk arriti dot të fitonte 289 vende, të nevojshme për shumicën absolute në parlament, i detyron grupet armike të punojnë me njëri tjetrin.

“Fronti i Ri Popullor” (“Nouveau Front Populaire”, NFP), një aleancë mes ekstremistëve të majtë, socialistëve, komunistëve dhe të Gjelbërve, fitoi 182 vende: Aleanca liberale centriste e Presidentit Emmanuel Macron “Ensemble”, u rendit e dyta, ndërsa partia ekstremiste e djathtë “Rassemblement National”, Tubimi Popullor i Marine le Pen, doli në vend të tretë.

 Ekstremistët e djathtë fituan shumë vota, por më pak mandate. Duket se ngërci vazhdon: blloqet do të duhet të punojnë së bashku për të formuar një qeveri, në një kohë kur asnjë grup tjetër nuk dëshiron bashkimin me Tubimin Kombëtar.

Partia e Le Pen ka theksuar se për shkak të sistemit të maxhoritar të votimit në Francë nuk ishte në gjendje të fitonte në 577 zonat elektorale, edhe pse në shifra absolute 10 milionë vetë votuan për këtë parti.

Ndërkohë që nga ana tjetër Aleanca e majtë mundi të fitonte më shumë mandate, ndërkohë që për të votuan vetëm 6 milionë vetë. Meqënese askush nuk do të hyjë në koalicion me të si opsion mbetet bashkëpunimi midis Aleancës së Majtë dhe grupit politik të presidentit Macron.

Por edhe këto dy kampe e kanë përjashtuar deri tani një bashkëpunim të tillë. Bisedimet e mundshme mes grupeve partiake mund të zgjasin disa javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco