10 milionë dollarë për të performuar në festën para dasmës së miliarderit indian

10 milionë dollarë për të performuar në festën para dasmës së miliarderit indian

12:31, 09/07/2024
A+ Aa A-

Këngëtari Justin Bieber performoi në një event para dasmës së trashëgimtarit miliarder indian Anant Ambani dhe nuses së tij, Radhika Merchant.

Bieber udhëtoi për në Mumbai, Indi, për festën dhe argëtoi audiencën me një performancë elektrizuese. 

Artisti publikoi foto dhe video në mediat e tij sociale, duke përfshirë të ftuarit që këndonin bashkë më të hitet "Love Yourself", "I'm the One", dhe "Where Are U Now."

Bieber besohet se është paguar 10 milionë dollarë për performancën e tij në “sangeet”, një ceremoni tradicionale ku familjet e nuses dhe dhëndrit organizojnë festa për mysafirët e tyre. Në mars, Rihanna dyshohet se u pagua 6 milionë dollarë për të performuar në një event më të vogël që i paraprinte po ashtu dasmës së çiftit.

Ambani është djali i biznesmenit miliarder, Mukesh Ambani, i cili ka një pasuri prej 116 miliardë dollarësh, sipas Forbes, ndërsa Merchant është vajza e manjatit farmaceutik, Viren Merchant. Ceremonia kryesore e dasmës së Ambani dhe Merchant është caktuar të mbahet më 12 korrik, për t'u pasuar nga një pritje madhështore më 14 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco