Sulmi rus/ E marta shpallet ditë zie në Kiev

Sulmi rus/ E marta shpallet ditë zie në Kiev

07:16, 09/07/2024
A+ Aa A-

 

Ditë zie do të shënohet këtë të martë në Kiev për shkak të sulmit të sotëm rus ku mbetën të vrarë 20 persona dhe të paktën 100 të tjerë u plagosën, njoftoi kryebashkiaku Vitaly Klitschko.

 “Autoritetet e qytetit shpallin 9 korrikun ditë zie në kryeqytet në lidhje me sulmin terrorist rus ndaj objekteve civile në Kiev. Në këtë ditë, flamujt do të jenë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat komunale në qytet”, ka shkruar Klitschko në Telegram.

Pritet që nesër (të martën) në Kiev të ulen flamujt si në ndërtesat shtetërore ashtu edhe në ato private dhe të gjitha aktivitetet argëtuese janë të ndaluara.

Sulme u kryen edhe në rajonin e Dnieper dhe qytetet Pokrovsk dhe Kryvyi Rih, ku u raportuan edhe viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco