Kush do jetë fokusi i qeverisë britanike

Kush do jetë fokusi i qeverisë britanike

20:46, 08/07/2024
A+ Aa A-

Me largimin e Rishi Sunak pas humbjes së zgjedhjeve dhe ardhjes së kryeministrit të ri britanik Keir Starmer, pati një qetësim për mijëra emigrantë shqiptarë që ndodhen në Angli.

Plani “Ruanda” që u hartua nga Rishi Sunak, do të hidhet poshtë nga pasuesi i tij, Keir Starmer që në muajin e parë të qeverisë.

Starmer u tha gazetarëve në konferencën e tij të parë për shtyp se skema e Ruandës ishte e vdekur dhe e varrosur para se të fillonte. Sipas tij, nëse ky plan do të vazhdonte, do të deponoheshin më pak se 1% e emigrantëve ilegalë, që mbërrijnë përmes kanalit anglez me gomone.

Kriza e burgjeve do të jetë një tjetër çështje që do të jetë në fokusin e qeverisë së re britanike. Teksa qelitë në Angli po shkojnë drejt mbushjes maksimale, Laburistët tashmë janë zotuar të mbajnë në fuqi skemën e lirimit të hershëm të qeverisë së mëparshme konservatore për të lehtësuar nivelet e mbipopullimit dhe planifikojnë të rinovojnë ligjet e planifikimit, për ta bërë më të shpejtë ndërtimin e burgjeve të reja.

Reforma e planifikimit, që nisin me infrastrukturën, gjelbërimin apo edhe ndërtimin e banesave të reja do të jetë një tjetër pikë ku do të fokusohet kryeministri i zgjedhur Keir Starmer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco