12 të vdekur dhe 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dherave në Indonezi

12 të vdekur dhe 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dherave në Indonezi

09:38, 08/07/2024
A+ Aa A-

Të paktën 12 persona humbën jetën në rrëshqitjet e dheut që u shkaktuan gjatë fundjavës pas reshjeve të dendura në ishullin indonezian Sulawesi pranë një miniere të paligjshme ari dhe 18 persona janë të zhdukur, njoftuan sot zyrtarët lokalë.

“Rrëshqitja e dheut nisi mëngjesin e së dielës në rrethin Sumava, në provincën Gorontalo, duke vrarë minatorët dhe njerëzit që jetonin pranë minierës ilegale”, tha kreu i shërbimit lokal të shpëtimit, siç raporton “Reuters”.

Ai shtoi se pesë të mbijetuar janë evakuuar dhe se ekipi i shpëtimit është në kërkim të 18 personave të zhdukur.

“Ne dërguam 164 anëtarë të ekipit kombëtar të shpëtimit, policisë dhe ushtrisë për të kërkuar të zhdukurit”, tha kreu i shërbimit lokal të shpëtimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco