Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Amerika pas atentatit. Flet ish-kryeprokurori i SHBA, Matthew Whitaker

Mediat amerikane: Demokratët shpresojnë që Biden të heqë dorë nga gara brenda se premtes

Mediat amerikane: Demokratët shpresojnë që Biden të heqë dorë nga gara brenda se premtes

09:21, 08/07/2024
A+ Aa A-

Një numër i madh demokratësh, që po rritet nga dita në ditë po shpresojnë që udhëheqësit e Kongresit madhe dhe vetë ish-presidenti Obama t’i luten Joe Biden që të heqë dorë nga rikandidimi për Shtëpinë e Bardhë brenda ditës së premte.

Kështu shkruan gazeta Axios , sipas së cilës, nëse Biden do të mbështeste zëvendëspresidenten Harris si pasardhësen e tij, asaj do t'i duhej kohë për t'u përgatitur dhe për të zgjedhur numrin dy, dhe nëse Biden nuk do ta bënte, do të kishte një mori guvernatorësh dhe demokratësh ambiciozë për të fituar nominimin në konventën e demokratëve në muajin gusht.

Gjithashtu sipas Axios,  Biden, i mbështetur nga Zonja e Parë Jill Biden dhe djali i saj i dënuar nga gjykata, Hunter, i cili vepron si një ndërmjetës de facto për miqtë e vjetër, pretendon se ‘asgjë më pak se një veprim i Zotit’ mund ta bindë të heqë dorë nga fushata e tij për rizgjedhje.

Por sipas CNN, janë të paktën 11 deputetë demokratë që i kërkuan Biden të bëjë një hap prapa gjatë takimit urgjent të thirrur nga udhëheqësi i demokratëve në Dhomë, Hakeem Jeffries.

‘Të shtysh Joe Biden të qëndrojë në garën për Shtëpinë e Bardhë është një formë abuzimi me të moshuarit’. Këtë e tha regjisori fitues i çmimit Oscar, Michael Moore, duke nënvizuar se sipas tij presidenti amerikan duhet heqë dorë dhe t'i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë mjekësor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco