Francë/ Marine Le Pen: Nëse fitojmë, do frenojmë dërgimin e trupave për Ukrainën

Francë/ Marine Le Pen: Nëse fitojmë, do frenojmë dërgimin e trupave për Ukrainën

17:02, 07/07/2024
A+ Aa A-

‘Nëse Emmanuel Macron dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë dhe kryeministri është kundër, atëherë nuk ka trupa të dërguara në Ukrainë’.

Kështu u shpreh Marine Le Pen, kryetare e partisë së djathtë franceze të quajtur Rally National, e cila sipas të gjitha sondazheve pritet që të fitojë raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë.

Ndërsa Ukraina po lufton me Rusinë, mbështetja nga një vend aleat me Kievin duket se po lëkundet.

Franca duket se do të frenojë ndihmën për Kievin, në rast se Marine Le Pen fiton zgjedhjet sot.

Le Pen, kryetare e partisë së djathtë franceze të quajtur Rally National, u zotua se nëse partia e saj do ta ketë kryeministrin e vendit, Kievi do të parandalohej që të përdorë armë me rreze të gjata, të furnizuara nga Franca për të goditur brenda Rusisë dhe se do ta pengonte sugjerimin e Macron, se mund të vendoseshin trupa franceze në Ukrainë.

“Nëse Emmanuel Macron dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë dhe kryeministri është kundër, atëherë nuk ka trupa të dërguara në Ukrainë”, tha Le Pen për CNN.

Le Pen me të kaluarën, ka qenë kontraverse në raport me situatën në Ukrainë.

Ajo ka refuzuar që të dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Putini në vitin 2014 dhe madje ka marrë edhe një kredi të madhe në vlerë nga një bankë ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco