Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Dumani heq maskën: Jam me Ramën

Laburistët marrin pushtetin në Britani, nisin punën me pastrimin e zyrës ku qëndronte Rishi Sunak në Downing Street

Laburistët marrin pushtetin në Britani, nisin punën me pastrimin e zyrës ku qëndronte Rishi Sunak në Downing Street

14:46, 07/07/2024
A+ Aa A-

Laburistët fituan zgjedhjet në Britani, duke rrëzuar nga pushteti konservatorët. Kështu Risi Sunak është larguar nga posti i kryeministrit, po  ashtu edhe Jeremy Hunt nga posti i Kanelarit të Thesarit.

Por bashkë me ta janë hequr edhe sendet e tyre personale që ndodheshin në godinën 10 dhe 11 të Downing Street.

Këtë të dielë në hyrje të këtyre rezidencave është parë një kamion, ku po ngarkoheshin një piano, dyshekë, një divan i kuq dhe sende të tjera.

Të dy Jeremy Hunt dhe Rishi Sunak do të largohen respektivisht nga numri 11 dhe numri 10 pasi konservatorët u larguan nga qeveria të enjten.

Sir Keir Starmer dhe Rachel Reeves dhe familjet e tyre do jenë banorët më të rinj të godinave qeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco