Rusi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në rajonin e Voronezh pas sulmit me dron ukrainas

Rusi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në rajonin e Voronezh pas sulmit me dron ukrainas

11:33, 07/07/2024
A+ Aa A-

Një gjendje e jashtëzakonshme është vendosur në pjesë të rajonit të Voronezh të Rusisë pasi një zjarr në magazinë u shkaktua nga një sulm ukrainas me dron, tha sot guvernatori i rajonit perëndimor në kufi me Ukrainën, Alexander Gushev.

“Nuk ka viktima,” tha Gusev në aplikacionin Telegram, duke shtuar se disa banorë të rrethit Podgorenski ishin larguar nga shtëpitë e tyre.

“Shpërthimi i eksplozivëve vazhdon,” tha guvernatori.

Ukraina dhe Rusia janë në luftë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco