Rrëshqitje dheu në Nepal, 11 të vdekur dhe 8 të zhdukur

Rrëshqitje dheu në Nepal, 11 të vdekur dhe 8 të zhdukur

09:02, 07/07/2024
A+ Aa A-

Shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Nepal, duke vrarë të paktën 11 persona në 36 orët e fundit dhe duke bllokuar sektorët kryesorë të rrugëve.

8 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi u përfshinë nga përmbytjet ose u varrosën nga rrëshqitjet e dheut.

Ndërsa, 12 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitale, tha zëdhënësi i policisë Dan Bahadur Karki për agjencinë e lajmeve Reuters.

Shërbimet e urgjencës po përpiqen të hapin rrugët dhe të largojnë mbeturinat e sjella nga rrëshqitjet e tokës duke përdorur pajisje të rënda ndërtimi, u shpreh zëdhënësi i policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco