Sulm ajror me raketa në një shkollë në Gaza, vriten 15 persona

Sulm ajror me raketa në një shkollë në Gaza, vriten 15 persona

07:38, 07/07/2024
A+ Aa A-

Të paktën 15 persona janë vrarë në një sulm ajror në një shkollë në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë.Advertisement -

Dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin në ndërtesën që strehonte personat e zhvendosur nga kampi i refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Video nga vendi i ngjarjes tregon të rriturit dhe fëmijët duke bërtitur në një rrugë të mbushur pluhur dhe rrënoja.

Ushtria izraelite i tha BBC-së se po shqyrtonte sulmin.

Dëshmitarët okularë i thanë BBC-së se sulmi kishte në shënjestër katet e sipërme të shkollës, e cila ndodhet pranë një tregu të frekuentuar.

Një burim lokal tha se objektivi ishte një dhomë që dyshohet se përdorej nga policia e Hamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco