Si mund të duket e ardhmja për konservatorët britanikë pas humbjes?

Si mund të duket e ardhmja për konservatorët britanikë pas humbjes?

11:40, 06/07/2024
A+ Aa A-

Nga Sean Curran, BBC

Rishi Sunak ka thënë se ai do të qëndrojë si lider i konservatorëve - për momentin.

Ende nuk është e qartë se si dhe kur partia e tij do të zgjedhë se kush do ta udhëheqë atë në opozitë.

Shkalla e humbjes së konservatorëve do të thotë se, disa prej atyre që do të ishin kandidatë për udhëheqje, nuk janë më në parlament.

Por tashmë kanë nisur debatet për drejtimin më të mirë të partisë dhe kush është fajtori për humbjen e saj historike.

Konservatorët e panë votën e tyre të shtrydhur si nga ‘Reform UK’, ashtu edhe nga Liberal Demokratët.

Një ministre e kabinetit, që humbi vendin e saj - Penny Mordaunt, e cila shpesh flitej për një udhëheqëse të ardhshme - paralajmëroi partinë e saj të mos lëvizte shumë nga qendra.

Por babai i ri i Dhomës së Komunave, konservatori i lartë Sir Edward Leigh, i tha BBC-së se konservatorët duhet të ftojnë votuesit e ‘Reform UK’ dhe Nigel Farage, që t'i bashkohen partisë.

Ai tha se konservatorët ishin shkatërruar plotësisht në zgjedhje sepse vota e krahut të djathtë ishte e përçarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco