Massoud Pezeshkian, presidenti i ri i Iranit

Massoud Pezeshkian, presidenti i ri i Iranit

08:25, 06/07/2024
A+ Aa A-

Reformisti, Massoud Pezeshkian është zgjedhur presidenti i ri i Iranit, duke mposhtur rivalin e tij konservator të linjës së ashpër, Saeed Jalili.

Fitorja i takoi Pezeshkian pasi ai siguroi 53.3 për qind të më shumë se 30 milionë votave të numëruara. Jalili mori 44.3 për qind, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Balotazhi erdhi pasi asnjë kandidat nuk siguroi shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve më 28 qershor, i cili pa një pjesëmarrje historikisht të ulët të votuesve prej 40 për qind.

Zgjedhjet u thirrën pasi presidenti i mëparshëm i Iranit, Ebrahim Raisi vdiq në një aksident helikopteri në maj, në të cilin vdiqën edhe shtatë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco