Ishin rrëmbyer nga banda e rrezikshme kriminale, policia ekuadoriane liron 49 pengje, mes tyre fëmijë dhe gra

Ishin rrëmbyer nga banda e rrezikshme kriminale, policia ekuadoriane liron 49 pengje, mes tyre fëmijë dhe gra

08:19, 06/07/2024
A+ Aa A-

Policia ekuadoriane ka liruar 49 persona të mbajtur peng nga një organizatë kriminale që i detyroi të punonin në një minierë, tha një burim zyrtar.

“Gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar, policia arriti të shpëtojë 49 persona të cilët ishin rrëmbyer nga banda e rrezikshme Los Lobos në provincën e Azuay”, tha presidenca e vendit në Platformën X. Karteli Los Lobos (“Ujqërit”) është një bandë e përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale në Ekuador.
Sipas Presidencës, janë sekuestruar edhe armë dhe lëndë plasëse.

Fotot nga operacioni i policisë, në një vend malor në Ande, tregojnë policë dhe ushtarë të armatosur që hyjnë në tunelet e minierave për të çliruar pengjet. Koloneli Jose Vargas, kreu i policisë lokale, tha se duhej “të shmangnin një sulm të armatosur nga disa persona”. Mes pengjeve të liruar janë një fëmijë dhe tre gra. Mbetjet njerëzore u gjetën gjithashtu pranë minierës, në komunitetin e Camilo Ponce Enriques.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco