Lufta në Gazë ka nisur nëntë muaj më parë dhe deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje armëpushimi, përveç një pauze njëjavore në nëntor, që mundësoi lirimin e 80 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit nga Izraeli të 240 të burgosurve palestinezë.
SHBA-ja, që ka punuar së bashku me Katarin dhe Egjiptin për të ndërmjetësuar një marrëveshje, ka folur për rëndësinë e madhe të vendimit të Netanyahut për të dërguar delegacion në Katar.
SHBA-ja tha se beson që Izraeli dhe Hamasi kanë hapësirë për të arritur marrëveshje.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugin e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor të udhëhequr nga Hamasi./ REL/
© SYRI.net