Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çantat 2,780$ të Dior kanë një kosto prej vetëm 57$

Çantat 2,780$ të Dior kanë një kosto prej vetëm 57$

21:18, 05/07/2024
A+ Aa A-

Business Insider raporton se markat luksoze Dior dhe Armani paguanin nënkontraktorët me vlera shumë të ulëta për të prodhuar çantat e tyre të cilësisë së lartë, që i shesin mijëra dollarë.

Një hetim nga shteti italian zbuloi se çantat e dorës së Dior, që kanë një kosto prodhimi prej 57 dollarësh, shiten për 2,780 dollarë, ndërsa çantat e Armanit me kosto prodhimi  për rreth 99 dollarë, shiten për 1,900 dollarë.

Punëtorët thuhet se kanë punuar në kushte të këqija, me orë të gjata dhe me mungesë masash sigurie. Madje, edhe kanë fjetur në vendin e punës për të siguruar prodhim të vazhdueshëm, teksa të dhënat e energjisë elektrike konfirmojnë që kanë punuar edhe gjatë natës dhe festave.

Hetimet e policisë italiane ndaj disa prej furnizuesve të LVMH Dior zbuluan se këto praktika janë pjesë e një çështjeje më të gjerë, që përfshin kontraktimin e prodhimit luksoz tek firmat në pronësi kineze që shfrytëzojnë punëtorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco