Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë për mediat

Megadonatori i Hollivudit i bën thirrje demokratëve të mos japin para derisa Biden-i të tërhiqet nga gara

Megadonatori i Hollivudit i bën thirrje demokratëve të mos japin para derisa Biden-i të tërhiqet nga gara

11:17, 05/07/2024
A+ Aa A-

Prezantuesi i Hollivudit dhe donatori demokrat, Damon Lindelof shkroi një artikull në Deadline duke i bërë thirrje presidentit Biden të tërhiqej dhe u kërkoi demokratëve që të "ndalonin së dhëni" para për një kandidat që duhet të tërhiqet nga gara.

"Unë quhem Damon Lindelof", shkroi ai. "Jam demokrat i përjetshëm dhe e dua vendin tim të komplikuar dhe të lavdishëm. Nuk po e shkruaj këtë në mënyrë anonime sepse po u kërkoj të tjerëve në pozicione me ndikim të bëjnë të njëjtën gjë."

"S'e di nëse do të ketë rëndësi ajo që kam për të thënë, por e di se çfarë më thonë sytë, veshët dhe zemra ime", shtoi ai. "Kam fjetur në timon dhe është koha për t'u zgjuar, dreqi e mori!"

Shkrimtari dhe producenti televiziv, i cili ka qenë një kontribuues i rëndësishëm në fushatat demokrate, duke përfshirë presidentin Barack Obama, Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe Biden, e përshkroi debatin presidencial në CNN-it javën e kaluar si "thjesht ndryshim i lojës" dhe argumentoi se paratë janë ato që u japin njerëzve aftësinë për të krijuar ndryshime dhe ndikojnë në vendimet e pushtetarëve.

Biden ka qenë nën lupë kohët e fundit dhe i janë bërë thirrje për t'u tërhequr nga gara presidenciale e 2024-ës pas paraqitjes së tij katastrofike në debatin e 27 qershorit kundër ish-presidentit Trump.

Biden, i cili në moshën 81-vjeçare është presidenti më i vjetër në historinë e vendit, është nën vëzhgim të rreptë nga politikanët, shkrimtarët editorialë, ekspertët politikë dhe donatorët e partisë për shqetësimet rreth kapaciteteve dhe aftësive së tij konjitive për të shërbyer si komandant i përgjithshëm i vendit.

"Kur një vend nuk sillet ashtu siç duam ne, ne aplikojmë sanksione të ashpra ekonomike. Është një dhënie dhe marrje - lëndim afatshkurtër për një shërim afatgjatë," shkroi Lindelof.

"Kur të dërgojnë mesazhe duke të kërkuar para, dërgo mesazhe që nuk do t'u japësh asnjë qindarkë dhe nuk do të ndryshosh mendje derisa të ketë një ndryshim në krye", shtoi ai. "Dhe kur Joe të largohet nga drejtimi, unë do të ngrihem në këmbë e do ta duartrokas. Sepse ai vërtet bëri një lojë fantastike."

Kur të ndodhë kjo, Lindelof tha se do të "dyfishonte çeqet".

"Zoti ju bekoftë që e keni kaluar këtë rrjedhë ndërgjegjeje të ndërgjegjshme ... dhe Zoti e bekoftë Amerikën," përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco