Rrëzohet një helikopter në Kanada, humb jetën piloti, plagosen dy pasagjerët

Rrëzohet një helikopter në Kanada, humb jetën piloti, plagosen dy pasagjerët

09:02, 04/07/2024
A+ Aa A-

Një helikopter privat u rrëzua në British Columbia në Kanada ku humbi jetën piloti dhe mbetën të plagosur dy pasagjerë të tjerë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të kufijve administrativë të provincës Alberta dhe shkaqet janë ende të paqarta.

“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u vendosën në zonë dhe gjetën helikopterin dhe pilotin, i cili fatkeqësisht kishte vdekur”, tha zëdhënësi i policisë federale, James Grundy.

Ai sqaroi se në bordin e helikopterit ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital me lëndime dhe gjendja e tyre nuk ngjall shqetësim. Emri i pilotit nuk u bë i ditur, por autoritetet thanë se ai ishte një fermer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco