Lajmi i fundit

LIVE/ KQZ shqyrton vlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

Thirrja e parë për tërheqje nga brenda partisë, kongresmeni demokrat i kërkon Biden të marrë vendimin e ‘vështirë’

Thirrja e parë për tërheqje nga brenda partisë, kongresmeni demokrat i kërkon Biden të marrë vendimin e ‘vështirë’

22:17, 02/07/2024
A+ Aa A-

Lloyd Doggett u bë demokrati i parë i Kongresit që i bëri thirrje Presidentit Joe Biden të tërhiqet nga gara presidenciale, pas një performancë të dobët në debatin ndaj Donald Trump.

Doggett, nga Teksasi, përshëndeti mandatin e parë “transformues” të Biden në detyrë, por tha se ishte koha për të lejuar një tjetër anëtar të partisë të sfidonte republikanin Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit.

 “Duke pranuar se, ndryshe nga Trump, angazhimi i parë i Presidentit Biden ka qenë gjithmonë ndaj vendit tonë, jo ndaj vetvetes, unë shpresoj se ai do të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për t’u tërhequr. Unë me respekt i bëj thirrje që ta bëjë këtë,” tha Doggett në një deklaratë.

Nga ana tjetër, kampi i Biden ka shpresuar të sigurojë votuesit amerikanë, shumica e të cilëve thonë se besojnë se Biden është shumë i vjetër për të punuar në qeveri, se presidenti ishte zgjidhja më e mirë kundër paraardhësit të tij Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco