Putin-Erdogan dhe Xi bëhen bashkë në Astana, çfarë do diskutojnë 3 liderët?

Putin-Erdogan dhe Xi bëhen bashkë në Astana, çfarë do diskutojnë 3 liderët?

19:45, 02/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të udhëtojë ditën e mërkurë drejt Astanasë, ku do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Të pranishëm në këtë takim në kryeqytetin kazak do të jenë dhe lideri turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Me këtë të fundit, Putin u takua në muajin maj në Pekin, vetëm pak ditë pasi kishte marrë mandatin e tij si president.

SCO është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e krijuar nga Kina dhe Rusia në 2001.

Anëtarët e tjerë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Turqia, edhe pse jo anëtare, shpesh merr pjesë në takimet e saj si “partner dialogu”./ A2/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco